Të fundit

Parandalohet futja e telefonit në Qendrën Korrektuese të Dubravës

Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se sot në Qendrën Korrektuese të Dubravës është parandaluar futja e kontrabandës.

Gjatë kontrollit të një vizitori, në mënyrë të kamufluar në trupin e tij, është gjetur dhe është konfiskuar një telefon mobilë Samsung, një SIM Card dhe dy kabllo mbushëse.

Vizita është anuluar menjëherë dhe vizitori është kthyer mbrapsht, ndërsa ndaj tij janë ndërmarrë masat përkatëse sipas procedurave ligjore në fuqi.

Shërbimi Korrektues i Kosovës thotë se do të vazhdojë me kontrolle të vazhdueshme dhe zbatim rigoroz të masave të sigurisë, me qëllim parandalimin e veprimeve të kundërligjshme dhe ruajtjen e rendit dhe sigurisë në institucionet korrektuese.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci