Të fundit

Barcelona ankohet zyrtarisht në UEFA, gjyqtari Kovacs nuk është i vetmi që e ‘pëson’

Klubi i Barcelonës tashmë edhe zyrtarisht ka paraqitur ankesë në UEFA kundër gjyqtarit rumun, Istvas Kovacs, për shkak të ndarjes jo të drejtë të drejtësisë në ndeshjen çerekfinale mes Barcelonës dhe Atletico Madrid.

Klubi blaugran është ankuar në UEFA në lidhje me penalltinë e cila nuk u akordua nga gjyqtari rumun, përkundër prekjes së topit me dorë në zonën e 16-metërshit nga mbrojtësi i Atletcios, Marc Pubill.

Përpos gjyqtarit rumun, Barcelona është ankuar në UEFA edhe për gjyqtarin në dhomën e VAR-it.

Sipas katër herë fituesve të Champions League, gjyqtari Kovacs dhe ekipi tij e kanë parë të gjithë veprimin e mbrojtësit Pubill, por nuk kanë reaguar konform rregullores së UEFA-s dhe FIFA-s.

Në ankesën e tyre, Barcelona beson se incidenti përbën një shkelje të qartë të Rregullave të Lojës së IFAB-it si nga gjyqtari ashtu edhe nga zyrtari i VAR-it, dhe se sipas tyre ky veprim ndikoi ndjeshëm në rezultatin e ndeshjes.

Ekipi ligjor i klubit ka paraqitur një video të lojës, të cilën ata besojnë se nuk lë vend për dyshime. Ata gjithashtu shpjegojnë se është e parëndësishme nëse Pubill e dinte apo jo që Musso e kishte futur topin në lojë.

Padia e Barcelonës thekson gjithashtu se Kovacs fillimisht e vuri fishkëllimën në buzë pasi pa incidentin, por më pas ndryshoi mendje.

Në këtë drejtim, Barça ka kërkuar akses në bisedën midis gjyqtarit në fushë dhe zyrtarit të VAR-it, dhe beson se dështimi i këtij të fundit për të ndërhyrë përbën shkelje të Rregullave të Lojës. Ankesa e Barçës i referohet Rregullit 16, i cili trajton goditjet nga porta, dhe sipas videos së paraqitur, topi ishte tashmë në lojë, prandaj duhej të ishte dhënë një penallti.

Deklarata e Barçës është veçanërisht e ashpër ndaj performancës së gjyqtarit të VAR-it, pasi e konsideron të pakuptueshme mosndërhyrjen e tij në atë që ishte një gabim flagrant nga gjyqtari rumun.

Barça gjithashtu dëshiron ta bëjë të qartë në ankesën e saj se kjo nuk është hera e parë që klubi është dëmtuar nga vendime të ndryshme të arbitrazhit që nuk e kanë lejuar atë të konkurrojë me rivalët e tij në kushte të barabarta.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci