Të fundit

AAK akuzon Qeverinë Kurti për korrupsion

Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti ose është e paaftë për të menaxhuar situatën me krizën energjetike, ose sipas tij, ka korrupsion.

“Dy-tri çështje për një analizë më të thellë. Nëse ne të gjithë kemi ditur për krizën energjetike tash e 10 muaj, në qoftë se ka pasur komunikim zyrtar të KOST, KEDS me këtë qeveri, që ne i kemi parë ato letra. Nëse secili shtet ka marrë hapa paraprakë me ble energji, nëse Shqipëria në kohën e verës ka pasur krizë dhe ka lypë prej Kosovës, atëherë ka mundur të lidhej një marrëveshje bilaterale. Tash është pak konspirative pyetja, si erdh kjo urgjencë në këtë situatë? Për vlerësimin tim janë dy situata, pra ose kemi të bëjmë me paaftësi të menaxhimit të një krize që ka qenë globale dhe rajonale, ose kemi të bëjmë me korrupsion”, tha ai.

“Edhe nëse e shohim se si ka ardhur deri te vendimmarrja. Menjëherë pas deklaratës që e ka dhënë që energjia elektrike është lirë dhe duhet shtrenjtuar, menjëherë ka pasur një komunikim me ZRRE-në prej operatorëve privatë për t’u ngritur tarifa e energjisë. Sinkronizim klasik nga Qeveria. Pastaj, ka shkuar raporti te Ministria e Ekonomisë dhe në vend se të konsultohet brenda qeverisë dhe me kryeministrin, atë e ka qitur si diçka të kryer në publik dhe pastaj ka ardhur në Kuvend”, deklaroi Tahiri në Klan Kosova.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci