Të fundit

Dështon mbledhja e Komisionit për anëtar të KPM-së, shkak mungesa e kuorumit

Ka dështuar mbledhja e Komisionit Ad hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtar të KPM-së si pasojë e mungesës së kourumit.

Anëtaret e Komisionit nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu dhe Ariana Shoshi-Musliu dolën nga mbledhja ende pa nisur ajo, pasi mungonin anëtarët nga Lëvizja Vetëvendosje.

Në këtë mbledhje ishte e paraparë shqyrtimi i listës së kandidatëve.

Kryetari i Komisionit nga Lëvizja Vetëvendosje, Alban Bajrami tha se do të tentojnë që gjatë ditës të mbajnë mbledhjen.

“Në rëndësinë e procesit, po e shtymë që me mundësi me u mbledhë gjatë ditës. Për fat të keq, mbrëmë kemi mbetur deri vonë në trajtimin e konkursit të bordit të RTK-së, edhe kjo ka ndikuar paksa te anëtarët që me mundë me mbërri në kohë. Një lloj mirëkuptimi ndoshta me mund me gjetë. Ju njoftojmë monitoruesve dhe mediave për afatin e ri gjatë ditës”, tha Gashi.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci