Ka nisur finalja e madhe e Big Brother VIP 5, ku njëri mes Mirit, Mateos, Rogertit dhe Selin do të shpallet fitues.
“Ishin emocione që kanë vazhduar gjatë gjithë ditës. Intro ishte spektakël. Një super realizim nga produksioni. Si nuk e pashë Brikenën… Tani që u martuam duhet një shtëpi në Tiranë, që të rrimë me nusen”, tha Mateo.
“Këto ditë, sidomos sot na ka zënë pjesa e nostalgjisë dhe melankolisë. Ditët mbaruan. Sot është nata e fundit. Por do kishim dashur ta vazhdonim pak më gjatë. Se tani sikur u miqësuam… Nëse i fitoj 100 mijë euro sot. Do t’i ndaj me 5 linjat që unë bashkëpunoj jashtë, familja ime, e Landit, e Dr. Florit, familja ime në Shqipëri, familja në Gjermani”, u shpreh Miri.
“Ky tani është Miri SHPK. Unë jam Rogerti SHPK. Ky tani i merr produktet nga unë. Nuk ndihet mirë. T’ia tregojmë sonte me shqiptarët e dashur. Unë jam direkt për në bankë që t’ia ruaj djalit deri sa të bëhet 18 vjeç. Të bëjë çfarë të dojë. Babai e do fort”, u shpreh Rogerti.
“Nuk ishte e çuditshme. Por super e çuditshme. Kishte momente që ishe nostalgjik. Duhet t’i ktheja përgjigje Rogertit dhe Mirit. Kishe momente që doje të rrije vetëm. Si javën e fundit e kam shijuar shumë. Një pjesë do shkojë për familjen time, për tu bërë bashkë dhe për të mos u ndarë më kurrë. Një pjesë më pas do të shkojnë për shtëpinë e fëmijës, një amanet që më ka lënë gjyshi im”, tha Selin.
