Të fundit

Kur qytetarët duronin në temperatura minus për të bërë homazhe për Rugovën

Janari i vitit 2006 do të mbahet mend për dy gjëra. E para ishte vdekja e Presidentit të parë të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova dhe së dyti për ftohtin e madh në atë dimër.

Në këtë video të Associated Press, shihet se edhe pse ishte ftoftë i madh, nuk u ndalë populli për të bërë homazhe te arkivoli i presidentit që gjendej në hollin e Parlamentit të Kosovës, ku populli nga i gjithë vendi dhe jashtë tij bënin homazhe.

Rendi i njerëzve shtrihej me qindra metra duke pritur për t’u futur në hollin e Parlamentit të Kosovës.

Sot shënohet 16 vjetori i vdekjes së ish-presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova.

Presidenti Rugova ka vdekur më 21 janar të vitit 2006, ku u varros me nderime të larta shtetërore dhe ushtarake.

Në përvjetorin e 16-të të vdekjes së Rugovës do të bëhen homazhe te varri i tij në Velani.

Ndërkaq në ora 14:00 në Gjilan do të mbahet edhe një akademi përkujtimore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci