Të fundit

Ministria tregon për gjendjen e rrugëve në Kosovë

Ministria e Infrastrukturës thotë se pas reshjeve të fundit të borës, sipas informatave të siguruara nga terreni për mirëmbajtje verore dhe dimërore, gjendja e rrugëve në gjithë vendin është e mirë.

Sipas MI-së të gjitha rrugët në vendin tonë janë të qarkullueshme për të gjitha automjetet.

Kompanitë e kontraktuara nga ana e Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, kanë intervenuar gjatë gjithë natës, me pastrim të borës dhe hedhje të kripës në të gjitha rrugët duke e rritur nivelin e sigurisë për qarkullim më të lehtë.

Në viset malore ka pas reshje të borës më shumë por rrugët janë të kalueshme, ndërsa kërkohet që të vozitet duke iu përshtatur kushteve atmosferike.

“Kompanitë gjatë ditës do të punojnë në përmirësimin e gjendjes së rrugëve për qarkullim sa më të sigurt të automjeteve”, thuhet në njoftim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci