Të fundit

Reshjet e borës, lëndohen dy persona në aksident trafiku në Vushtrri

Policia ka njoftuar se rreth orës 7:00, të mëngjesit të sotëm në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë në segmentin rrugor në fshatin Smrekonicë, është raportuar një aksident trafiku me të lënduar dhe dëme materiale.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë mos përshtatja e shpejtësisë së lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës.

“Nga ekzaminimi i vendit të ngjarjes bëhet e ditur se në aksident trafiku është e përfshire vetëm një veturë e cila ishte në lëvizje, ku për shkak të mos përshtatjes së shpejtësisë të lëvizjes së automjetit me kushtet e rrugës, vetura afër urës në fshatin Smrekonicë ka dalë nga rruga, ku si pasoj, lëndime ka pësuar shoferi i automjetit dhe pasagjeri”, thuhet në njoftim.

Të lënduarit fillimisht janë dërguar në spitalin në Vushtrri për tretman mjekësor, ndërsa për tretman të mëtutjeshëm janë dërguar në QKUK- Prishtinë.

Policia apelon te të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor, për kujdes dhe vigjilencë të shtuar duke ju përshtatur shpejtësinë me kushtet e rrugës dhe kushteve atmosferike dhe duke respektuar të gjitha rregullat dhe dispozitat ligjore.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci