Pesë gola janë shënuar gjatë pjesës së parë të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve ndërmjet PSG-së dhe Bayernit.
Pjesa e parë i takoi Parisit. E mbylli me epërsi 3:2 pjesën e parë të ndeshjes që po luhet në “Parkun e Princave” në Paris.
Harry Kane kaloi fillimisht gjermanët në epërsi. Ai e shndërroi në gol penalltinë e fituar në minutën e 17-të nga Luis Diaz.
Por shpejtë Parisi barazoi rezultatin. Në minutën e 24-t golin për 1:1 e shënoi Khvicha Kvaratskhelia.
Fituesi në fuqi i Ligës së Kampionëve, Parisi, shënoi shpejtë edhe golin e epërsisë. Për 2:1 realizoi Joao Neves në minutën e 33-të.
Por me supegolin e Michael Olises në minutën e 41-të, Parisi barazoi rezultatin.
Në fund të pjesës së parë, Parisi fitoi penallti, të cilën në gol e shndërroi fituesi i Topit të Artë për vitin 2025, Ousmane Dembele.
Ai ishte i saktë nga pika e bardhë në minutën e pestë shtesë të pjesës së parë.
