Të fundit

Kurti bën homazhe te varri i ish-presidentit Rugova

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, bashkë me presidenten Vjosa Osmani, kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit, Ibrahim Rugova, në 16 vjetorin e vdekjes së tij.

Pasi u vendosën lule të freskëta te varri, Kurti tha se Rugova para se të ishte president ishte intelektual i angazhuar dhe humanist.

“Ibrahim Rugova është presidenti i parë i Kosovës si zgjedhur me votë popullore më 24 maj 1992 dhe presidenti i parë i Kosovës së çliruar i zgjedhur në Kuvend më 4 mars 2002. Rugova para se të ishte president, ishte intelektual i angazhuar, paqësor, i qetë, racional dhe humanist”.

Tutje Kurti tha se Rugova ka dhënë kontribut të çmuar në bashkimin e shqiptarëve kundër Serbisë okupatore dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës.

“Sivjet kur ne shënojmë 16 vjetorin e vdekjes së tij, ndodhemi në një vit kur do të shënojmë edhe 20 vjetorin e tij si presidenti i Kosovës së lirë më 4 mars, dhe 30 vjetorin e tij si president më 24 maj. Bashkë me presidenten Vjosa Osmani, sot ne nderim të Dr.Ibrahim Rugova dhe presidentit, te varri i tij vendosëm një kurorë me lule të freskëta”.

Përderisa sot kryeministri thur lavde për ish-presidentin, Kurtit iu deshën 14 vjet që ta kujtonte për herë të parë presidentin Ibrahim Rugova në përvjetorin e vdekjes së tij.

Dy vite më parë, Kurti u kujdes që Rugovës për herë të parë t’i njihte merita si kritik letrar e njëri të urtë. Ai ka thënë se e vlerëson përpjekjet profesionale dhe insistuese të ish-presidentit Ibrahim Rugova për pavarësinë e Kosovës.

Kryeministri Kurti në deklaratat e tij më parë e kishte quajtur Rugovën person i cili nuk e ka dëshmuar vetën e tij me suksese në politikë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci