Të fundit

Kënga “Easy On Me” e Adele thyen rekordin, 24 milionë dëgjime për një javë

Kënga e re e Adelës “Easy On Me” ka arritur në krye të klasifikimit të këngëve në  Mbretërinë e Bashkuar dhe ka thyer rekorde të transmetimit pasi regjistroi 24 milionë dëgjime për një javë.

Këngëtarja mposhti rekordin e 2019-tës të Ariana Grande prej 16.9 milionë transmetimesh në një javë për këngën  “7 Rings”.

Shitjet javore të shkarkimeve dixhitale të “Easy On Me” arritën në 23,500 – më e madhja deri më tani në 2021.

Suksesi i këngës rriti gjithashtu popullaritetin e dy prej publikimeve të mëparshme të Adelës “When “We Were Young” dhe ”Someone Like You”, të cilat u rikthyen në vendin e 25-të dhe të 34-të respektivisht.

Albumi i ri i Adele do të dalë më 19 nëntor dhe titullohet “30”.

Kur ajo njoftoi publikimin në fillim të këtij muaji, tha se “tre vjet më parë kur fillova t’i shkruaja këngët isha asgjëkundi në dallim me atë ku ëndërroja të isha”.

“Ishte udhëtim i vështirë gjatë periudhës më të trazuar të jetës sime”, tha ajo.

33-vjeçarja filloi të punojë në këtë album gjatë kohës kur ishte ndarë nga burri i saj, dhe muzika e saj e re përmban tekste që tregojnë se si ajo i shpjegoi ndarjen djalit të tyre Angelo, tani nëntë vjeç.

Ndërkohë, kryesuesit e listës së javës së kaluar, Sir Elton John dhe Dua Lipa, zbritën në vendin e dytë me këngën e tyre Cold Heart.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci