Të fundit

Viva Fresh Group sjell brendin ndërkombëtar SPAR në Maqedoninë e Veriut, paralajmëron investime mbi 45 milionë euro

Kompania Viva Fresh Group ka njoftuar zyrtarisht lansimin e brendit ndërkombëtar SPAR në North Macedonia, duke e cilësuar këtë hap si një moment të rëndësishëm në strategjinë e saj të zgjerimit rajonal.

Sipas njoftimit, ky projekt po realizohet në bashkëpunim me SPAR International dhe synon të sjellë një përvojë të re të blerjes për konsumatorët maqedonas, të ndërtuar mbi standarde evropiane të operimit dhe shërbimit.

Si pjesë e këtij transformimi, marketet ekzistuese të Viva Fresh dhe SuperKit GO në Maqedoninë e Veriut do të kalojnë gradualisht në brendin SPAR North Macedonia, duke ofruar koncept modern të shitjes me pakicë, asortiment më të pasur, logjistikë të avancuar dhe përmirësim të përvojës së konsumatorëve.

Kompania ka bërë të ditur se gjatë tre viteve të ardhshme planifikon të investojë mbi 45 milionë euro në këtë shtet. Investimet do të fokusohen në ndërtimin e një qendre moderne logjistike, hapjen e pikave të reja të shitjes dhe transformimin e marketeve ekzistuese në dyqane SPAR në të gjithë vendin.

Përmes këtij zgjerimi, Viva Fresh Group synon të forcojë pozitën e saj si një nga grupet kryesore të shitjes me pakicë në Ballkan, duke investuar në infrastrukturë, zhvillim ekonomik lokal dhe krijimin e vlerës afatgjatë për konsumatorët, punonjësit, furnitorët dhe partnerët.

Në kuadër të strategjisë së zhvillimit, kompania ka paralajmëruar investime të mëtejshme në modernizimin e infrastrukturës së shitjes, integrimin e avancuar logjistik, transformimin digjital, zhvillimin profesional të punonjësve, mbështetjen për prodhuesit vendorë dhe zbatimin e standardeve të qëndrueshme të biznesit.

Nga kompania është vlerësuar se lansimi i SPAR në Maqedoninë e Veriut përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në zgjerimin rajonal dhe një shprehje besimi në potencialin e tregut maqedonas.

“Gjiganti ka mbërritur në Maqedoninë e Veriut dhe ky është veç fillimi”, thuhet në fund të njoftimit të kompanisë.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW-Pushteti nuk ka problem Vita-n, por pronarin -Historia e marrëdhënieve të Kurtit me Devollët

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci