Të fundit

Sulm në rrugën Prishtinë – Prizren, i vihet zjarri një mobilerie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur paraditen e sotme në rrugën Prishtinë–Prizren, ku një biznes është bërë cak i një sulmi të dyshuar kriminal.

Persona ende të panjohur kanë sulmuar një mobileri, fillimisht duke thyer xhamin frontal të lokalit, e më pas kanë hedhur mjet ndezës brenda objektit, duke shkaktuar zjarr dhe dëme të konsiderueshme materiale.

Siç raporton Sinjali, pranë lokalit është gjetur edhe një çekan, i cili dyshohet se është përdorur gjatë kryerjes së sulmit.

Menjëherë pas marrjes së informacionit, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, hetuesit rajonalë dhe forenzika, të cilët kanë kryer ekzaminimet e para dhe kanë nisur mbledhjen e provave që mund të çojnë në identifikimin e autorëve.

Deri në këtë fazë nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa dëmet materiale brenda lokalit konsiderohen të mëdha.

Rasti është iniciuar si “Zjarrvënie”, teksa hetimet për zbardhjen e motivit dhe kapjen e të dyshuarve janë në zhvillim.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci