Të fundit

A ishte Uran Ismaili faktori kyç që nuk u pranua Fatmir Limaj në listë?

Nënkryetari i PDK-së, Uran Ismaili, ka deklaruar se kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, do ta kishte më të lehtë të bëhej pjesë e listës së PDK-së, nëse procesi i bashkimit do të niste “nga baza”.

Ismaili në Debat Plus ka thënë se një koalicion i madh PDK–AAK–Nisma i njohur si koalicioni PAN kishte dëmtuar më së shumti PDK-në.

“Deklarimet e Fatmirit ishin të kujdesshme. Koalicioni nuk ka ndodhur, sepse ne ishim duke u përgatitur për zgjedhje”, është shprehur ai.

Sipas nënkryetarit të PDK-së, komunikimi mes palëve mund të ndodhë edhe pas zgjedhjeve.

Ai ka theksuar se krijimi i një sinergjie PDK-NISMA në ditët e fundit para dorëzimit të listave do të ishte i vështirë dhe do të prodhonte probleme brenda degëve.

“Është vështirë të bëhet sinergji 5-6 ditë para dorëzimit të listave, pasi dalin probleme me degën e Malishevës apo Prizrenit. Ne, në vend se të merreshim me fushatën, do të ishte dashur të merreshim me shuarjen e zjarreve brenda degëve”, ka deklaruar Ismaili. /Dukagjini

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci