Të fundit

Vdes këngëtari i njohur amerikan

Këngëtari dhe aktori amerikan, Meat Loaf, ka vdekur në moshën 74-vjeçare. Lajmin e dha agjenti i tij, por pa dhënë detaje për shkaqet e vdekjes.

Muzikanti, emri i vërtetë i të cilit ishte Marvin Lee Aday, u bë i famshëm me albumin e tij debutues, “Bat Out of Hell”, që është një nga albumet më të shitura në SHBA, me më shumë se 14 milionë kopje.

Meat Loaf vdiq në 20 janar, me bashkëshorten e tij Deborah në krah.

Meat Loaf luajti gjithashtu në seri të tjera filmash dhe televizioni, shumë filma prej të cilëve ishin disa nga më ikonikët e viteve 1990.

Ai luajti në ” Wayne’s World” të vitit 1992 si Tiny, në ” Fight Club ” të vitit 1999 si Robert Paulsen dhe si Denis në ” Spice World ” të vitit 1997.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci