Të fundit

Kosova në qendër të sigurisë në Bordin e Paqes, Osmani uron hyrjen historike të FSK-së në ISF

ish-presidentja e Kosovës, dhe kandidatja për Presidente e LDK-së, Vjosa Osmani, ka bërë të ditur me krenari përfshirjen e FSK-së si një nga vendet e para kontribuuese në Forcën Ndërkombëtare të Sigurisë (ISF), një strukturë e angazhuar në përpjekjet për stabilizim dhe siguri, brenda Bordit të Paqes që Osmani pak muaj më parë kishte nënshkruar në Davos me ftesë të Presidentit Trump.

Në një reagim publik, Presidentja Osmani theksoi se ky zhvillim është rezultat i bashkëpunimit të ngushtë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Presidentin amerikan, duke e cilësuar pjesëmarrjen e Kosovës si një hap të rëndësishëm në forcimin e rolit të vendit në nismat ndërkombëtare për paqe dhe siguri.

Paralelisht, “Board of Peace” ka mirëpritur dy oficerë ndërlidhës nga Forca e Sigurisë së Kosovës, majorët Gentrit Idrizi dhe Labinot Lala. Sipas njoftimit zyrtar, angazhimi i tyre synon lehtësimin e shkëmbimit të informacionit mes ISF dhe shteteve pjesëmarrëse, si dhe forcimin e koordinimit operacional në kuadër të përpjekjeve ndërkombëtare për stabilitet.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci