Kandidati i PDK-së për deputet, Rrahman Rama, ka zhvilluar një takim me të rinjtë në Vushtrri, ku tha se gjatë diskutimeve janë trajtuar çështjet që preokupojnë gjeneratat e reja.
Përmes një postimi, Rama theksoi se rinia meriton të jetojë, të shkollohet dhe të punojë në një vend që ofron perspektivë dhe zhvillim.
“Sot me të rinjtë e Vushtrrisë diskutuam shtruar për çështjet që i preokupojnë. Të gjithë ne duhet të jetojmë, por në veçanti rinia meriton të shkollohet dhe të punojë në një vend që nuk prodhon vetëm kriza”, ka deklaruar ai.
Rama shtoi se mbështetja e të rinjve është e rëndësishme për ndryshimet që synon Partia Demokratike e Kosovës, duke përsëritur mesazhin e fushatës së saj kundër krizave.
“Me këta të rinj në krah, vendosëm t’i themi STOP krizës!”, ka shkruar kandidati i PDK-së.
