Të fundit

Pas protestave në Zvërnec, hiqet teli me gjemba nga rrethimi i kantierit

Teli me gjemba i cili ndodhej në rrethimin e kantierit ku po zhvillohen punime në Zvërnec, është hequr ditën e djeshme. Rrethimi me gjemba u hoq nga vetë investitorët e projektit në Zvërnec. Ngjarja vjen një ditë pas incidentit mes përfaqësuesve të policisë private dhe banorëve të zonës.

Kujtojmë se pas incidentit, kompania që ka marrë projektin në Zvërnec njoftoi ndërprerjen e kontratës me policinë private. Në deklaratën e saj, thuhet se kompania “Zvërnec South Adriatic Development” ka ndërprerë marrëdhënien kontraktuale me shoqërinë e sigurisë, si dhe u bën thirrje organeve kompetente të hetojnë ngjarjen. Sakaq policia njoftoi më herët se ka arrestuar rojen private që u përplas me protestuesin në Zvërnec.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci