Të fundit

Irani nuk lëshon pe: Çdo marrëveshje me SHBA-në duhet të garantojë të drejtat e Teheranit

Ministri i Jashtëm i Iran, Abbas Araghchi, deklaroi se bisedimet dhe shkëmbimet e mesazheve mes Teheranit dhe Shtetet e Bashkuara po vazhdojnë, ndërsa u bëri thirrje palëve të shmangin spekulimet mbi ecurinë e negociatave.

Në një prononcim për mediat shtetërore iraniane, Araghchi theksoi se procesi diplomatik mbetet në zhvillim dhe se është ende herët për të nxjerrë përfundime mbi rezultatin e tij.

“Nuk duhet t’u kushtojmë vëmendje spekulimeve dhe nuk mund t’i gjykojmë bisedimet derisa të kemi një rezultat të qartë”, u shpreh ai.

Ndërkohë, kryetari i Parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf, njëherazi një nga figurat kyçe të procesit negociues, ritheksoi qëndrimin e Teheranit se çdo marrëveshje e mundshme duhet të garantojë plotësisht interesat dhe të drejtat e popullit iranian.

Në një videomesazh, Ghalibaf deklaroi se Irani nuk do të pranojë asnjë marrëveshje që nuk siguron respektimin dhe garantimin e të drejtave të vendit dhe qytetarëve të tij.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci