Të fundit

Rama: PDK është parti shtet-ndërtuese – Kurti Kosovën e ka gjetur në katin e 10-të, jo në podrum

Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Rrahman Rama, ka komentuar deklaratën e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili para pak ditëve në një paraqitje televizive tha se Kosovën e ka gjetur në podrum me një metër ujë.

I ftuar në emisionin VV Show, Rama tha se Kosova është ndërtuar nga Partia Demokratike e Kosovës, duke përgënjeshtruar deklaratat e Kurtit.

Sipas Ramës, Kurti e ka gjetur Kosovën me institucione të ndërtuara, duke përfshirë ato të sigurisë, drejtësisë e menaxhimit.

“PDK e ka dëshmuar që është parti shtetndërtuese. Kurti e ka gjetur ushtrinë, policinë AKI-në, e të gjitha institucionet tjera të sigurisë të formuara. Nuk i ka ndërtuar Albini e Vetëvendosje këtë. Me deklaru që e ke gjet Kosovën në podrum, vetëm munden me dal me i thonë e ke gjet në katin e 10-të, e popullore thonë pikën s’po mundesh me ia qit”, ka thënë Rama në VV Show.

Sipas gjeneralit Rrahman Rama, i cili në këto zgjedhje mban numrin 7 në listën e PDK-së, Kurti është fajtor për krizën në të cilën gjendet Kosova momentalisht.

 

50:25

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci