Shtëpia e madhe e futbollit, FIFA ka konfirmuar rregullat e reja që do të nisin të zbatohen në Kampionatin Botëror 2026.
Këto rregulla pritet të ndryshojnë lojën dhe ta përshpejtojnë atë.
FIFA ka prezantuar shtatë rregulla që aplikohen gjatë ndeshjeve.
Rivënia anësore duhet të bëhet brenda pesë sekondave: nëse lojtari qëllimisht vonon rivënien, atëherë ajo do t’i jepet kundërshtarit.
Nisja e lojës nga portieri duhet të bëhet brenda pesë sekondave: Nëse portieri qëllimshëm vonon lojën, atëherë mund të rezultojë që kundërshtari të shpërblehet me goditje nga këndi.
Kufizimi i kohës për zëvendësimet: Lojtarët e zëvendësuar kanë 10 sekonda kohë që të largohen nga fusha në distancën më të afërt. Nëse nuk e bëjnë, zëvendësuesi nuk mund të hyjë në fushë për të paktën një minutë dhe ekipi duhet të vazhdojë lojën me dhjetë lojtarë.
Trajtimi mjekësor jashtë fushës (1 minutë): Lojtarët që trajtohen nga mjekët duhet të qëndrojnë jashtë fushës për të paktën 60 sekonda. Ka disa përjashtime, përfshirë portierët, lëndimet dhe nëse kundërshtari ndëshkohet me të verdhë ose me të kuq.
Lojtarët që mbulojnë gojën: Secili lojtar që mbulon gojën në situata konfrontimi me kundërshtarët do të sanksionohet me karton të kuq.
Kornerët do të shikohen me VAR: Kjo teknologji do të sigurohet se kornerët janë të rregullt, por kjo duhet të bëhet me shpejtësi.
Rishikimi i kartonëve të dytë të verdhë: Lojtarët e përjashtuar me kartonin e dytë të verdhë mund të rishikohen, por nuk do të ketë rishikime për kartonin e dytë të mundshëm.
