Ministri në detyrë i Bujqësisë, Armend Muja, ka fshirë të gjitha gjurmët nga rrjetet sociale të projektit “spektakular” për ujitjen e tokave bujqësore në fshatin Lupç të Podujevës.
Kjo ndodhi pasi në rrjetin social Facebook nisën talljet masive me mënyrëm se si u bë “inaugurumi” i projektit, me një dërras që po hapej kanali i ujitjes dhe po lëshohej një curril uji që vazhdonte nëpër ara.
Kjo u shit si projekt gjigant nga Qeveria Kurti, që nuk po arrin ta kryej asnjë projekt të rëndësishëm kapital.

Nëpër rrejtet sociale ky projekt u krahasua me hapjen e puseve nëpër vendet afrikane ku ka mungesë të theksuar të ujit.
Ministri më detyrë pas gjithë këtyre kritikave e fshiu videon dhe fotografitë duke zhdukur çdo gjurmë nga faqja e vet po edhe ministrisë së Bujqësisë, por jo edhe faqja e Komunës së Podujevës.
Video e plotë:
