Të fundit

LDK mbush sheshin në mbyllje të fushatës: Bashkimi për Kosovë, kërkohet në Prishtinë

Tubimi fundit i LDK-së i kësaj fushate zgjedhore po mbahet në Prishtinë, në sheshin “Skenderbeu”.

Qytetarët tashmë janë mbledhur në shesh, ndërsa një pjesë e tyre kanë mbetur në këmbë për shkak të numrit të madh të pjesëmarrësve që kanë ardhur për të ndjekur tubimin përmbyllës të kësaj partie.

Vlen të përmendet se, edhe para nisjes së fushatës zyrtare dhjetëditore, dy figurat kryesore të LDK-së, Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku, kanë vizituar pothuajse të gjitha komunat e Kosovës, ku kanë takuar qytetarët dhe kanë prezantuar vizionin e tyre politik.

Ndërkaq, gjatë fushatës zgjedhore, ata kanë vazhduar takimet nëpër komuna, duke shpalosur programin e tyre qeverisës dhe pikat kryesore të tij.

Ndër premtimet më të theksuara të LDK-së kanë qenë gazifikimi i Kosovës me gaz amerikan, një projekt për të cilin kanë thënë se do ta realizojnë patjetër, si dhe investime kapitale në vlerë prej 5 miliardë eurosh në të gjithë vendin.

Po ashtu, kanë premtuar ndërtimin e Spitalit të Ri të Kosovës dhe organizimin e mësimit tërëditor në shkolla.

Gjatë kësaj fushate janë bërë edhe premtime të tjera në fushën e arsimit, kulturës, sportit dhe sektorëve të tjerë, megjithëse mbetet të shihet nëse ato do të përmenden sërish edhe në tubimin përfundimtar të kësaj mbrëmjeje.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci