Të fundit

Lista Serbe voton në grup

Lista Serbe është raportuar edhe një herë për organizimin e votimit në grup gjatë zgjedhjeve të fundit parlamentare në Kosovë, një praktikë që sipas vëzhguesve dhe kritikëve është përsëritur edhe në proceset e mëparshme zgjedhore.

Sipas raportimeve nga terreni nga Kosovapress, votues të këtij subjekti politik janë parë duke u paraqitur në qendrat e votimit në grupe të organizuara dhe të koordinuara, kryesisht në komunat me shumicë serbe në veri të vendit.

Po ashtu, disa anëtarë të Listës Serbe janë mbledhur paraprakisht para selisë së partisë në Mitrovicë, për t’u drejtuar më pas së bashku drejt qendrave të votimit me qytetarë serbë.

Raportimet për votim të organizuar nga Lista Serbe kanë qenë të pranishme në disa procese zgjedhore ndër vite.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci