Të fundit

Hargreaves në KQZ: Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë

Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, ka nisur të dielën duke vizituar Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në Prishtinë për t’u takuar me Kryetarin e KQZ-së, Kreshnik Radoniqi.

Në njoftimin për vizitë, ambasadori shkruan:

E falënderova atë dhe ekipin e tij për punën e shkëlqyer që bënë në ciklin e mëparshëm zgjedhor. U takova me ekipin e IT-së, prokurorin në detyrë dhe koordinatorin e Policisë së Kosovës. I falënderova për përpjekjet e ekipeve të tyre për t’i bërë zgjedhjet e sotme të shkonin pa probleme. Ka kaq shumë njerëz që punojnë pa u lodhur prapa skenave sot për të siguruar një proces demokratik të qetë dhe efikas. Tani i takon popullit të Kosovës të dalë dhe të votojë.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci