Futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Arbër Hoxha, i ka dhënë fund beqarisë duke u martuar në një ceremoni të mbajtur sonte.
Ylli i Dinamo Zagrebit i ka dhënë fund beqarisë pas angazhimeve me përfaqësuesen “kuqezi”, ku së fundmi ishte pjesë e dy ndeshjeve miqësore ndërkombëtare.
Hoxha u aktivizua si titullar në të dy përballjet e Shqipërisë, ndaj Izraelit dhe Luksemburgut, të cilat përfunduan me humbje minimale 0:1.
Pas këtyre sfidave, ai është kthyer jetës private duke finalizuar martesën me partneren e tij.

