Të fundit

“ChatGPT drejt transformimit”, OpenAI synon ta kthejë në super aplikacion

OpenAI planifikon të nxjerrë në treg një version të ripërpunuar të ChatGPT në javët e ardhshme, një version që do të shërbejë si një “super aplikacion” me mjete kodimi dhe agjentë të Al.

Qëllimi i kompanisë thuhet se është të bëhet më konkurruese.

Thibault Sottiaux, i cili drejton produktin dhe platformën kryesore të OpenAI, tha se kompania po punon drejt një produkti “ku ju keni agjentin tuaj personal që është i aftë t’ju ndihmojë… në çdo gjë në jetën tuaj, qoftë personalisht apo në punë”.

Nëse kjo ju tingëllon e njohur, kjo ndodh sepse ka pasur raportime rreth ambicieve të OpenAI për super aplikacione që nga viti i kaluar.

Në mars, The Wall Street Journal raportoi se këto plane përfaqësojnë një ndryshim të madh strategjik për kompaninë pas lansimit të një sërë produktesh të pavarura në vitin 2025; drejtuesit e OpenAI tani thonë se po braktisin “kërkesat dytësore” si gjeneratori i videove Sora.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci