Të fundit

KPM-ja me diskutim skandaloz për të ndaluar emisionin “Debat Plus”

Në mbledhjen e Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM), të mbajtur të mërkurën, u përmend ndalimi i mundshëm i një emisioni të “TV Dukagjinit”.

Një gjë e tillë, u tha nga anëtarja e KPM-së, Drita Morina, derisa ishte duke u diskutuar një rast i një ankese ndaj TV Dukagjinit.

Në mbledhje nuk u bë e ditur se kush është pala ankuese, apo se me cilin emision ka të bëjë ankesa. Mirëpo, gjatë prezantimit të rastit, nga ushtruesi i detyrës së kryesheft ekzekutiv të KPM-së, Niman Racaj, mes tjerash u bë e ditur se gjatë një debati është përmendur fjala “hajn”, apo sipas tij në rastin konkret “hajneshë”.

“Për masa të tjera, në qoftë se raste të tilla përsëriten unë kam kërkesë, propozim Komisionit, emisionit të tillë, kjo është hera, për një muaj ditë, qe sa na jena anëtarë të KPM-së, raste të tilla po përsëriten nga emisioni i njëjtë, deri në ndalimin e emisionit të tillë”, tha Morina.

Ajo shtoi se do jetë temë shqyrtimi në mbledhjen e radhës.

“Ky është propozimi jem dhe do të jetë temë shqyrtimi në mbledhjen e radhës”, tha ajo.

Fillimisht, gjatë prezantimit të rastiit, Racaj tha se veprimet e moderatorit kanë qenë në kundërshtim me Kodin e Etikës.

“Zyra Ekzekutive ka bërë vlerësimin e këtij rasti për të konstatu nëse veprimet e moderatorit kanë qenë ose jo në përkim me Kodin e Etikës. Konkretisht, me nenin 4, paragrafin 3, ku obligohen të gjithë moderatorët që në emisionet e drejtëpërdrejta të evitojnë përdorimin e gjuhës vulgare dhe ofenduese”, tha Racaj.

Sipas tij, bazuar në ankeksën e palës dhe analizën që i ka bërë Zyra Ekzekutive, konkretisht Departamenti i Monitorimit dhe Departamenti Ligjor, vërehet se ka pas përdorim të një gjuhe me element të ofendimit. Përderisa, sipas tij, ka pas akuza të cilat kanë ngrit çështje të inkriminimeve penale.

“Përderisa nuk janë paraqit fakte dhe argumente dhe përderisa një gjë të tillë nuk e ka kërku moderatori, gjatë zhvillimit të debatit të drejtpërdrejtë, atëherë është vlerësu që moderatori nuk e ka evitu … Për arsye se etiketimi i palës ankuese, me shprehje “hajn”, ose “hajneshë” në këtë rast, është vlerësu që përmban elemente të ofendimit, për shkak se nuk është dëshmu, nuk është paraqit dëshmi për një inkriminim penal”, tha Racaj.

Po ashtu, ai shtoi edhe se edhe nga praktika e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, etiketimi i një subjekti me një pretendim apo akuzë penale në mungesë të fakteve atëherë nuk është më çështje e opinionit të individëve por është çështje e fakteve.

“Rrjedhimisht me këtë logjikë, përderisa faktet nuk janë paraqit është vlerësu që ka pas element të ofendimit për palën ankuese dhe KPM ka vlerësu që moderatori nuk i ka ndërmarrë veprimet për ta parandalu një gjuhë të tillë”, tha ai.

Ndërkaq, pas diskutimeve, si përfundim, KPM me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, mori vendim që ndaj TV Dukagjinit të shqiptohet masa sanksionuese “vërejtje”, të ketë kërkimfalje ndaj palës ankuese, si dhe kësaj të fundit t’i jepet mundësia e reagimit.

 

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci