Të fundit

Miftaraj akuzon KPM-në për shkelje ligjore: Kërcënimet për mbylljen e emisioneve janë të papranueshme

Ehat Miftaraj, ka kritikuar ashpër Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM), duke e akuzuar institucionin për shkelje të ligjit dhe cenim të pavarësisë së mediave.

Përmes një postimi në Facebook, Miftaraj tha se IKD vetëm gjatë vitit të fundit ka fituar dy raste në Gjykatën Supreme kundër KPM-së, për shkak të shkeljeve ligjore të kryera nga ky institucion.

Ai rikujtoi se IKD të hënën publikoi një raport, sipas të cilit, si rezultat i dështimit institucional të Kuvendit të Kosovës dhe KPM-së, të gjitha gjobat e shqiptuara nga KPM ndaj mediave janë të kundërligjshme ose janë shqiptuar jashtë afateve ligjore.

“Për ironi, Kuvendi nuk e ka funksionalizuar Komisionin për Ankesa ndaj vendimeve të KPM-së”, ka shkruar Miftaraj.

Ai ka reaguar edhe ndaj deklaratave të bëra së fundmi në KPM, duke thënë se është e papranueshme që anëtarë të këtij institucioni të kërcënojnë publikisht me mbylljen e emisioneve televizive.

“E KPM lejon që anëtarë të saj të kërcënojnë në mbledhje publike se do të mbyllin emisione të një televizioni si është TV Dukagjini. E paprecedentë për një shoqëri demokratike dhe e patolerueshme”, ka deklaruar ai.

Miftaraj theksoi se në një shtet normal opozita do të kërkonte llogari për raste të tilla, ndërsa pushteti, sipas tij, nuk duhet të emërojë “ushtarë dhe mercenarë” në institucione të pavarura, por profesionistë me integritet personal dhe profesional.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci