Të fundit

Gruda: PDK-ja pret që Thaçi ose Veseli të marrin drejtimin pas Hagës

Përparim Gruda, deklaroi se partia tashmë ka një kryetar në detyrë, ndërsa Kryesia ka vendosur që zgjedhjet e brendshme partiake të mbahen në periudhën shtator deri dhjetor.

Sipas Grudës, deri atëherë PDK-ja pret që të përfundojë procesi gjyqësor në Hagë, me shpresën që njëri nga ish-udhëheqësit e partisë, Hashim Thaçi ose Kadri Veseli, të marrë drejtimin e partisë dhe të vazhdojë misionin që kishte lënë përgjysmë.

“PDK-ja e ka një kryetar. Në Kryesi kemi vendosur dje që zgjedhjet partiake të mbahen nga shtatori deri në dhjetor. Deri atëherë presim që procesi gjyqësor në Hagë të përfundojë dhe që njëri prej tyre, Thaçi ose Veseli, të bëhet kryetar dhe të vazhdojë misionin që kishin lënë,” tha Gruda në Debat Plus.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci