Të fundit

Kush janë 5 kandidatët e VV-së “në prag” të hyrjes në Parlament?

Pas numërimit të mbi 85 për qind të votave të kandidatëve për deputetë, tashmë po bëhet më e qartë përbërja e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.
Sipas rezultateve preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 48 mandate, dhe është partia e parë me 42.96% të votave.

Megjithatë, afër hyrjes në Parlament nga kjo parti janë kandidatët si Artan Abrashi me 11,407 vota, Naim Bardiqi me 11,317, Fjolla Ujkani 11,027 vota, Ejup Ahmeti me 10,970 vota dhe Fitim Haziri me 10,938 vota.

Duke marrë parasysh rrjedhën e votave, deri më tani VV ka përmbushur dhe tejkaluar kuotën gjinore (minimumi i gjinisë femërore nga 48 mandatet e fituara duhet të jetë 15), ku 16 kandidate për deputete priten të ulen në karriget e Kuvendit në Grupin Parlamentar të LVV-së.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci