Presidenti amerikan, Donald Trump ka njoftuar se ka ndaluar bombardimet e planifikuara ndaj Iranit.
Në një deklaratë për media, Trumpi ka thënë se udhëheqësit e Iranit janë pajtuar për bisedime të nivelit më të lartë.
Për këtë arsye Trumpi ka ndaluar sulmet e planifikuara për sot.
“Diskutimet janë duke u zhvilluar dhe janë miratuar nga palët e përfshira si SHBA-ja, Izraeli, Arabia Saudite, Emiratet e Bashkuara Arabe, Katari, Turqia, Pakistani, Bahrein, Kuvajti, Jordania, Egjipti dhe të tjera”, ka thënë ai.
“Bllokada detare është e plotfuqishme dhe do të mbetet deri në finalizimin e marrëveshjes”, ka theksuar Trump.
