Të fundit

Ekspozita “KFOR and Kosova +25” hapet në Bibliotekën Kombëtare për Ditën e Çlirimit

Ministria e Kulturës dhe Turizmit ka njoftuar se në shënim të Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me organizatën Heartstone, hap ekspozitën fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

Kjo u bë e ditur përmes një postimi në profilin zyrtar në rrjetin social Facebook, të këtij dikasteri.

Në njoftim thuhet se ekspozita sjell një rrëfim njerëzor mbi Kosovën në periudhën e pasluftës, duke dokumentuar jo vetëm angazhimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe jetën, sfidat, shpresat dhe përvojat e qytetarëve që përjetuan vitet e para të rindërtimit.

Njoftimi i plotë:

KFOR-i dhe Kosova +25

Në shënim të Ditës së Çlirimit të Republikës së Kosovës, Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani”, në bashkëpunim me organizatën Heartstone, hap ekspozitën fotodokumentare “KFOR and Kosova +25”.

Përmes objektivit të fotografit dokumentar britanik Nick Sidle, ekspozita sjell një rrëfim njerëzor mbi Kosovën në periudhën e pasluftës, duke dokumentuar jo vetëm angazhimin e forcave paqeruajtëse të KFOR-it, por edhe jetën, sfidat, shpresat dhe përvojat e qytetarëve që përjetuan vitet e para të rindërtimit.

E prezantuar fillimisht në vitin 2001 dhe e rikthyer sot, 25 vjet më vonë, në një formë të restauruar dhe të zgjeruar, ekspozita fton publikun në kujtim, reflektim dhe dialog mbi rëndësinë e paqes, kujtesës kolektive dhe bashkëjetesës.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci