Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kontrabandimit me migrantë, ku në një automjet janë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi.
Rasti ka ndodhur të premten në Partesh, në ora 01:20.
Njësia policore ka ndaluar një automjet të cilin ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit të automjetit, janë hasur katër persona me shtetësi pakistaneze të cilët nuk posedonin dokumente identifikimi”, thuhet në raport.
Të njëjti janë shoqëruar në stacionin policor dhe me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.
