Të premten në Prishtinë një burrë është arrestuar pasi ka fyer dhe rrahur bashkëshorten.
Kjo e fundit pasi ka marrë trajtim mjekësor, ka zgjedhur të shkojë në strehimore.
“Është raportuar se bashkëshorti i viktimës, i dyshuari mashkull kosovar, pas një mosmarrëveshje e kishte ofenduar dhe e kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Viktima ka pranuar tretman mjekësor dhe me dëshirën e saj ka shkuar në strehimore, ndërsa i dyshuari është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”.
