Të fundit

Sulmet ruse pranë kufirit shkaktojnë alarm, Polonia ngre aeroplanët luftarakë

Polonia ngriti në ajër aeroplanët luftarakë gjatë natës pas sulmeve të reja ruse në Ukrainë, duke rritur nivelin e gatishmërisë pranë kufirit lindor të NATO-s.

Sipas ushtrisë polake, fillimisht u raportua për një ndërhyrje të mundshme në hapësirën ajrore të vendit, çka bëri që forcat ajrore të aktivizoheshin menjëherë. Megjithatë, pas verifikimeve të kryera, autoritetet ushtarake sqaruan se nuk ishte regjistruar asnjë shkelje e hapësirës ajrore polake.

Polonia, e cila kufizohet me Ukrainën dhe është një nga mbështetëset kryesore të Kievit që prej fillimit të luftës, ka vendosur disa herë forcat e saj në gatishmëri për shkak të operacioneve ushtarake ruse pranë territorit të saj.

Ngjarja vjen në një kohë kur sulmet ajrore ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë të mbajnë të lartë shqetësimin për sigurinë në rajon.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci