Të fundit

Pasi ua mori jetën qytetarëve dhe lulet lulëzuan në të, dheu në autoudhën “Ibrahim Rugova” më në fund do të largohet

Për vite me radhë, rrëshqitja e dheut në autoudhën R7 “Ibrahim Rugova” ishte aty, i dukshëm për secilin që kalonte në atë segment.

Është aty edhe pas aksidenteve, edhe pas paralajmërimeve të qytetarëve, madje edhe pasi në atë rrugë u humbën jetë njerëzish.

Sipas ministrisë, procedurat kanë qenë në OSHP dhe nuk ka pasur mundësi ligjore për ndërhyrje. Megjithatë, për qytetarët që përditë kalonin aty duke rrezikuar veten, arsyetimet burokratike nuk e ndryshojnë faktin se sanimi po nis vetëm pasi segmenti u bë sinonim i aksidenteve dhe rrezikut.

Ministria e Infrastrukturës ka njoftuar se ka nënshkruar kontratat për sanimin e skarpateve në autoudhë, me vlerë totale prej afro 4.7 milionë eurosh.

Video nga Paradoks

Përplasje e fortë në VV SHOW mes Kajtazit e Ymerit

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci