Një person ka marrë lëndime trupore pasi është goditur nga një veturë në lëvizje sot rreth orës 11:30 në rrugën “Enver Maloku”, në Prishtinë.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Prishtinën, Enis Pllana.
Tutje ai tha se sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor.
“Rreth orës 11:30 kemi pranuar informatën për një aksident trafiku me lëndime në rrugën Enver Maloku në Prishtinë. Në aksident janë përfshirë një veturë dhe një këmbësorë. Sipas informatave fillestare, lëndime ka pësuar një person, i cili ka pranuar tretman mjekësor. Me rastin po merret Trafiku i Kryeqytetit”, thuhet në raport.
