Një zyrtar i NATO-s i ka thënë Radios Evropa e Lirë se vendimi për optimizimin e forcave të KFOR-it në Kosovë nuk prek marrëveshjet ekzistuese që janë në mes të Aleancës Veri-Atlatnike dhe Kosovës.
Ai ka thënë se vendosja e FSK-së në Veri të Kosovës mbetet e kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it
“Procesi i optimizimit nuk prek marrëveshjet ekzistuese të bashkëpunimit me Kosovën. Dislokimi i FSK-së në Veri mbetet i kushtëzuar nga marrëveshjet aktuale dhe miratimi paraprak i Komandantit të KFOR-it”.,ka deklaruar ky zyrtar i NATO-s për REL.
