Deputeti i zgjedhur i LDK-së, Avdullah Hoti ka pyetur pushtetin e Vetëvendosjes se përse frikësohen nga qytetarët kur nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve amerikanë për çështjen e gazit.
Hoti ka thënë se sapo u përmendën protestat, pushtetit të VV-së i erdhi ndërmend gazi amerikan.
“Çuditërisht, për çështjen e gazit nuk dëgjuan reagimet e zyrtarëve të Administratës Amerikane dhe Odës Ekonomike Amerikane, por u ra në vesh menjëherë sapo u përmend zëri i qytetarëve dhe protesta”, ka shkruar Hoti.
“Pyetja është e thjeshtë: pse frikësoheni nga qytetarët? Partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk është politikë ditore, por është themel i shtetit tonë”, ka thënë ai.
