Të fundit

Daut Haradinaj takon Hysen Gërvallën, vëllain e heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla: Krenar me burrat që nuk kursyen asgjë për lirinë

Daut Haradinaj, ka takuar në Gjenevë veprimtarin e çështjes kombëtare, Hysen Gërvallën, vëllain e heronjve Jusuf dhe Bardhosh Gërvalla.

Përmes një postimi në Facebook, Haradinaj e cilësoi Hysen Gërvallën si një ikonë të vlerave kombëtare, i cili për dekada të tëra ka dhënë kontribut të çmuar për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës.

“Të rrallë janë njerëzit që një jetë ia kushtojnë atdheut, dhe të tillët janë motiv për të vazhduar rrugën e pakthyeshme të zhvillimit të kombit tonë, kudo që jetojmë”, shkroi Haradinaj.

Ai tha se takimi me Hysen Gërvallën në Gjenevë ishte një ndjenjë e papërsëritshme, duke vlerësuar edhe familjen Gërvalla, e cila, sipas tij, me krenari vazhdon ta mbajë gjallë flakadanin e krenarisë dhe sakrificës kombëtare.

Haradinaj bëri të ditur se, së bashku me Arsimin dhe Bujarin, ka kaluar disa momente me Hysen Gërvallën dhe familjen e tij, duke theksuar se ndihet gjithmonë krenar për burrat që nuk kursyen asgjë për lirinë e Kosovës.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci