Të fundit

Dy policë rrihen me njëri-tjetrin brenda stacionit policor në Prishtinë

Inspektorati Policor i Kosovës ka rekomanduar suspendimin e dy policëve, të cilët dyshohen se janë rrahur mes veti brenda stacionit policor në Prishtinë.

IPK në një komunikatë ka theksuar se njëjtit janë të dyshuar për veprën penale “sulm”.

“Nga veprimet fillestare hetimore të ndërmarra nga Inspektorati Policor i Kosovës ekziston dyshimi se mbrëmë dy zyrtarë policorë gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare brenda objektit të Stacionit Policor Jugu, janë përfshirë në një mosmarrëveshje me njëri tjetrin dhe se të njëjtit janë të dyshuar për veprën penale ‘Sulm’. Hetuesit e IPK-së janë në koordinim të vazhdueshëm me Prokurorinë Themelore në Prishtinë kurse rasti do të trajtohet në procedurë të rregullt”, thuhet në përgjigje.

IPK ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të përfshirë si të dyshuar në këtë rast.

“Secili veprim i zyrtarëve policorë që mund të cenojë integritetin policor ose mund të ndikojë negativisht në profesionalizmin e Policisë së Kosovës do të trajtohet me seriozitet të plotë nga Inspektorati Policor i Kosovës”, thuhet më tej. /

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci