Luan Dalipi, ish-shef i stafit të kryeministrit, Albin Kurti, është rehatuar me pozitë të rëndësishme shtetërore.
Ai do të jetë Drejtor Ekzekutiv në Agjencinë e Investimeve dhe Eksportit, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit.
Sipas rezultateve përfundimtare, Dalipi ka marrë pikët maksimale pas procedurave të testimit me shkrim dhe intervistës me gojë.

Luan Dalipi kishte qenë këshilltari kryesor i kryeministrit Albin Kurti duke qenë shef i Kabinetit të të parit të Qeverisë për disa vite me radhë.
Ai njihet si themelues i kompanisë “Management & Development Associates”, e cila ka marrë tenderë nga institucionet në Kosovë ndër vite.
Së fundmi, kjo kompani është licencuar për tregtim me energji elektrike.
