Gjatë muajve të fundit, disa gra të njohura kanë njoftuar shtatzënitë e tyre pas moshës 40-vjeçare. Ndërsa shpesh këto vendime përballen me komente në internet, shumë prej këtyre figurave publike theksojnë se bëhet fjalë për një kapitull të ri të jetës që duhet festuar.
Gisele Bündchen bëri bujë në tetor të vitit 2024 kur njoftoi se ishte shtatzënë me fëmijën e saj të tretë në moshën 44-vjeçare. Fëmija i saj me bashkëshortin Joaquim Valente mbushi një vit në janar të vitit 2026. Ndërkohë, aktorja Anne Hathaway konfirmoi shtatzëninë e saj të tretë në qershor të vitit 2026, ndërsa ishte 43 vjeçe.
Sienna Miller, e cila solli në jetë fëmijën e saj të dytë në moshën 41-vjeçare, ka folur hapur kundër qëndrimeve paragjykuese ndaj grave që bëhen nëna në këtë moshë. Ajo theksoi se mosha është e parëndësishme, duke krahasuar këtë qasje me mungesën e kritikave ndaj burrave që bëhen prindër në moshë të thyer.
Hilary Swank u bë nënë për herë të parë në moshën 48-vjeçare, duke sjellë në jetë binjakët Aya dhe Ohm. Ajo ka deklaruar se përvoja e saj si nënë në këtë moshë i ka dhënë më shumë durim dhe vetëdije, cilësi që ajo beson se nuk i kishte në të njëzetat apo të tridhjetat.
Edhe figura të tjera si Naomi Campbell, e cila u bë nënë në moshën 50 dhe 53-vjeçare, apo Cameron Diaz, e cila njoftoi lindjen e fëmijës së saj të tretë në maj të vitit 2026 në moshën 53-vjeçare, kanë ndarë përvojat e tyre. Këto gra theksojnë se vendimi për të pasur familje në këtë fazë të jetës është një zgjedhje e ndërgjegjshme dhe e vështirë.
Në listën e gjatë të nënave që kanë pasur fëmijë pas të 40-ave përfshihen edhe emra si Uma Thurman, Madonna, Meryl Streep, Chloë Sevigny, Nicole Kidman, Angela Bassett, Geri Halliwell, Kristin Davis, Janet Jackson, Laura Linney, Halle Berry, Kris Jenner, Natalie Portman, Rachel Weisz, Sandra Bullock, Aubrey Plaza, Kenya Moore, Brooke Shields, Salma Hayek, Jennifer Connelly, Celine Dion, Eva Mendes dhe Kim Basinger.
Burimi: buzzfeed.com
