Shtatë persona kanë humbur jetën në të gjithë Mbretërinë e Bashkuar pasi hasën vështirësi në ujë gjatë valës rekord të të nxehtit të kësaj jave.
Bilanci i viktimave u rrit të shtunën në mbrëmje, pasi trupi i një djali 15-vjeçar u gjet në rezervuarin Coëbury në Stalybridge, Tameside.
Më herët gjatë ditës, një grua 55-vjeçare humbi jetën pasi hyri në një pishinë në Sandwell Valley Country Park, në West Bromëich.
Po ashtu, trupi i një burri u nxor nga lumi Severn në Shrewsbury.
Brody Leach, 22 vjeç, ishte parë për herë të fundit i gjallë në orët e para të së premtes, kur hasi vështirësi në ujë, duke shkaktuar një operacion të madh kërkim-shpëtimi. Trupi i të riut u gjet nga zhytësit një ditë më vonë, konfirmoi Policia e West Mercia, shkruan Metro, transmeton Klankosova.tv.
Në Southampton, zhytësit që po kërkonin një nxënës 15-vjeçar, i cili ishte zhdukur të mërkurën gjatë një noti në rezervatin natyror Testëood Lakes, gjetën një trup të shtunën.
Familja e tij është njoftuar dhe identifikimi zyrtar është kryer, konfirmoi policia.
Hayden Jones-Powell, aged 13, who drowned yesterday at Syston Sailing Club Lake. June 26, 2026. // A major search was launched for a teenage boy who has gone missing after entering a lake in Leicestershire. The unnamed teen was last seen going into the water at Meynell Lake, in Syston, at around 1.30pm yesterday (Thurs). Specialist search teams were deployed to Syston Sailing Club while ambulances were spotted near the bank on standby. Leicestershire Police said the youngster’s family had been informed while officers conduct the search. Photo released 26/06/2026
Në Lancashire, homazhe të shumta janë bërë për Hayden Jones-Poëell, 13 vjeç, trupi i të cilit u nxor nga Meynell Lake në Syston të premten, vetëm pak javë përpara se të nisnin pushimet verore.
Ndërkohë, Policia e Essex konfirmoi edhe vdekjen e një burri 69-vjeçar në Clacton, i cili hasi vështirësi në det të premten në mëngjes.
