Të fundit

IKSHPK-ja apel për kujdes gjatë temperaturave të larta: Pini ujë dhe shmangni dehidratimin

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë thirrje për kujdes të shtuar gjatë ditëve me temperatura të larta, duke u rekomanduar qytetarëve të ndërmarrin masa për të mbrojtur shëndetin.

Sipas IKSHPK-së, është e rëndësishme që qytetarët të pinë ujë rregullisht për të shmangur dehidratimin, të konsumojnë ushqime të lehta dhe të freskëta, si dhe të shmangin pijet alkoolike dhe ato me përmbajtje të lartë sheqeri

Po ashtu, Instituti këshillon veshjen me rroba të lehta dhe freskimin e trupit me ujë, si masa të thjeshta që ndihmojnë në përballimin e vapës.

Autoritetet shëndetësore u bëjnë thirrje qytetarëve, veçanërisht fëmijëve, të moshuarve dhe personave me sëmundje kronike, të tregojnë kujdes të shtuar gjatë ekspozimit në temperatura të larta.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci