Të fundit

Operacioni special – arrestohen nëntë persona, sekuestrohen mijëra euro e armë

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka dhënë detaje për operacionin e gjerë të zhvilluar të mërkurën në disa rajone të vendit, i cili rezultoi me arrestimin e nëntë personave të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas një komunikate të përbashkët të Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës, Doganës së Kosovës dhe Administratës Tatimore të Kosovës (ATK), operacioni është udhëhequr nga Prokuroria Speciale dhe Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Rënda dhe Krimit të Organizuar në Policinë e Kosovës, me mbështetjen e Doganës dhe ATK-së.

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Prishtinë janë kryer kontrolle në 21 lokacione.

Gjatë bastisjeve janë sekuestruar 15 mijë euro para të gatshme, pesë vetura, pesë autobotë për transport të derivateve të naftës, dy armë zjarri, 54 fishekë, pajisje elektronike, dokumente të ndryshme dhe prova të tjera relevante për rastin.
Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë së Kosovës kundër krimit të organizuar dhe shpërlarjes së parave

Po ashtu, janë sekuestruar edhe 301 euro në kartëmonedha prej 2 eurosh, të cilat dyshohet se janë të falsifikuara.

Hetimet kanë çuar në arrestimin e personave me inicialet F.M., F.M., M.M., S.K., N.B., D.M., A.M., N.M. dhe G.Q.

Ata dyshohen për veprat penale “Shpëlarje e parave”, “Kontrabandim i mallrave në bashkëkryerje”, “Pjesëmarrje ose organizim i grupit kriminal të organizuar”, “Dokumente të rreme lidhur me tatimin” dhe “Shmangie nga tatimi”.

Sipas autoriteteve, hetimet kanë krijuar dyshimin e bazuar se të arrestuarit kanë vepruar si grup i strukturuar kriminal, duke paraqitur dokumente të rreme lidhur me tatimet dhe duke kryer shitje e transaksione fiktive të derivateve të naftës.

Operacioni është zhvilluar në kuadër të veprimeve procedurale hetimore, ndërsa autoritetet kanë bërë të ditur se hetimet për rastin janë duke vazhduar.

 

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci