I dyshuari për përfshirje në plagosjet në Podujevë shihet duke e rrahur me kondak të armës një viktimë, tregojnë pamje të cilat i ka siguruar Paparaci.
Pamjet ekskluzive e shfaqin të dyshuarin derisa e tërheq një të plagosur në sheshin e qytetit të Podujevës dhe pastaj e godet me kondak të armës.
Skena ka ndodhur pas gjuajtjeve me armë zjarri të enjten pak pas mesditës.
Për t’i shikuar pamjet, klikoni në këtë LINK
Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media tha të enjten se tre persona u plagosën nga të shtënat.
Ndërsa, drejtori i Klinikës Emergjente në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë, ku të plagosurit u dërguan për trajtim mjekësor, tha se në klinikë janë pranuar katër të plagosur.
Të pranuarit Klinikën Emergjente janë jashtë rrezikut për jetë, sipas Sylës.
Për t’i shikuar pamjet, klikoni në këtë LINK
