Të fundit

Paraburgim për të dyshuarit për dallavere me naftë

Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti Special ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve të dyshuar për përfshirje në shpëlarje parash, krim të organizuar dhe vepra të tjera penale.

Sipas aktvendimit të datës 3 korrik 2026, gjyqtari i procedurës paraprake Vesel Ismaili ka vendosur caktimin e paraburgimit pas shqyrtimit të kërkesës së Prokurorisë Speciale.

Në mesin e personave ndaj të cilëve është caktuar paraburgimi janë: Faruk Mazrek, Fariz Mazrek, Skender Kelmendi, Nisret Bajraktari, Dashnim Miftari, Adem Morina, Muhamet Mazrek, Naser Morina dhe Gazmend Quni.

Ata dyshohen për veprat penale të shpëlarjes së parave, pjesëmarrjes ose organizimit të grupit kriminal të organizuar, kontrabandimit të mallrave, shmangies nga tatimi, mbajtjes në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, si dhe falsifikimit të parasë, në kundërshtim me dispozitat e Kodit Penal të Republikës së Kosovës dhe ligjeve përkatëse.

Aktvendimi është marrë pas seancës dëgjimore të mbajtur më 3 korrik 2026, ndërsa kërkesa e Prokurorisë Speciale ishte dorëzuar më 1 korrik 2026.

Ky vendim lidhet me një nga rastet më të mëdha që po hetohen nga Prokuroria Speciale, ku dyshimet përfshijnë veprimtari të krimit të organizuar dhe pastrim të parave.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci