Të fundit

KRU “Gjakova” paralajmëron padi ndaj fermerit, Bashkim Ramosaj: Kanali i Radoniqit nuk e furnizon më liqenin

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj, ka reaguar pas debatit të krijuar rreth videos ku një fermer derdhi qumësht në një lum, duke thënë se një problem shumë më serioz po kalon pa marrë vëmendjen e duhur.

Përmes një postimi në Facebook, Ramosaj për gjendjen e Kanalit të Radoniqit, duke theksuar se ai nuk po e furnizon më Liqenin e Radoniqit me ujë, ndonëse bëhet fjalë për një çështje me rëndësi të madhe për furnizimin me ujë në rajon.

“Në vendin tonë pafytyrësia merr vëmendjen që duhet, e ligjësia po duket që s’ka fund”, ka shkruar Ramosaj në fillim të reagimit të tij.

Ai ka sqaruar se funksionimi i Kanalit të Radoniqit është i rregulluar me marrëveshjen mbi të cilën është themeluar Liqeni i Radoniqit. Sipas tij, kjo marrëveshje parasheh që furnizimi i liqenit përmes kanalit të ndërpritet gjatë sezonit të ujitjes, kur uji u nevojitet pronarëve të tokave bujqësore.

“Pra, nga fundi i qershorit deri në mesin e shtatorit ky kanal nuk e furnizon Liqenin e Radoniqit”, ka theksuar ai.

Reagimi i tij vjen në të njëjtën ditë kur KRU “Gjakova” paralajmëroi se do të ushtrojë padi ndaj fermerit, duke e konsideruar derdhjen e qumështit në lum si ndotje të mjedisit.

Me këtë postim, kryetari i Deçanit kërkon që krahas trajtimit të rasteve individuale të ndotjes, institucionet dhe opinioni publik të mos e anashkalojnë çështjen e furnizimit të Liqenit të Radoniqit, duke lënë të kuptohet se kjo ka ndikim shumë më të gjerë në menaxhimin e burimeve ujore dhe në interesin publik.

Video nga Paradoks

VV SHOW - Dhuna verbale, a po e shtyn Vetevendosje një konflikt të madh shoqëror

Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Paparacit në Viber.

Subscribe në kanalin zyrtar të Paparacit - Kliko KËTU

Të fundit

TË TJERA

Qëndro i informuar

Për të mos ju ikur asnjë lajm, regjistrohu në Paparaci